Krasniqi zbulon objektivat kryesore në mandatin e ri në krye të KOK-ut
Sport
Lexohet për: 3 min.
Ismet Krasniqi
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Ismet Krasniqi është rizgjedhur si President i Komitetit Olimpik të Kosovës edhe për katër vitet e ardhshme.

Në Asamblenë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës, Krasniqi ishte kandidat i vetëm për postin e presidentit dhe ai u votua me aklamacion nga 89 delegatët e pranishëm në këtë asamble.

Në fjalimin e tij menjëherë pas zgjedhjes, Krasniqi tha se në katër vitet e ardhshme prioriteti kryesor do të jetë fokusi tek zhvillimi i gjeneratave të reja por edhe arritja e rezultateve edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare si dhe rritjen buxhetit të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Krasniqi: Infrastruktura dhe frymëzimi i brezave të rinj në sport janë objektivat e mia në mandatin e ri

“Objektivi ynë i përbashkët mbetet i qartë, ta rrisim Kosovën në skenën ndërkombëtare të sportit duke siguruar që sportistët tanë të kenë çdo mundësi për të shkëlqyer dhe për të dëshmuar se vlera, pasioni dhe talenti nuk njohin kufinjë. Së bashku do të avokojmë për një përfaqësim më të madh të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të sportit...Një nga angazhimet tona më të mëdha do të jetë përgatitja për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, ky është momenti ynë histtorik për t’i dëshmuar botës se Kosova nuk është vetëm pjesëmarrëse por edhe një organizatore dinjitoze e ngjarjeve të mëdha multisportive. Do të punojmë për të përmirësuar infrastrukturë, për ta mobilizuar komunitetin dhe për të krijuar një atmosferë ta papërsëritshme që t’i frymëzojë brezat e rinj”, deklaroi Krasniqi.

Më poshtë është renditja e plotë e përbërjes së Bordit të ri të Komitetit Olimpik të Kosovës:

?????????

Ismet Krasniqi

?ë??????????ë:

Milaim Kelmendi (skitari)

Arben Fetahu (basketball)

Gazmend Maxhuni (triatlon)

Musa Selimi (sporti universitar)

??ë???ë ?ë ??:

Distria Krasniqi (përfaqësuese e sportistëve)

Besire Domaniku (mundje)

Florian Miftari (basketball)

Bahri Gjinovci (volejboll)

Avni Nuha (çiklizëm)

Vjollca Krasniqi (futboll)

Teuta Beselica Berbati (ragbi)

?? ???????? ?ë ??????????? ? ??????ë? ???? ??? ??ë???ë:

Fatos Tabaku (xhudo)

Halil Sylejmani (atletikë)

Arianit Nikçi (bjeshkatari dhe ngjitje sportive)

Paraprakisht, më këtë Asamble Zgjedhore u miratuan edhe raporti vjetor i punës së KOK ut për vitin 2024,  raporti financiar si dhe plani i veprimit të Komitetit Olimpik si dhe ai financiar për vitin 2025.

Ndërsa, Besim Hasani u zgjodh president nderi i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025