Dhjetë vite më parë Komiteti Olimpik i Kosovës u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Me këtë rast në Kosovë po qëndron për vizitë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.
Bach tha në konferencë për media se Kosova është shembulli më i mirë se si brenda një kohe shumë të shkurtër mund të arrihen suksese të mëdha.
“Këto dhjetë vite kanë dëshmuar histori suksesi në shumë aspekte. Sigurisht kemi pesë medalje olimpike që janë fituar, pastaj në tri Lojëra Olimpike Kosova ka marrë pjesë në to dhe për këtë i gjithë populli i Kosovës mund të jetë shumë krenar së bashku me Komitetin Kombëtar Olimpik sepse këto suksese nuk vijnë nga qielli por ka qenë fal punës së palodhshme”, ka thënë Bach.
“Unë ia kam shtrënguar dorën Majlinda Kelmendit në vitin 2015. Ka qenë një moment shumë i veçantë për mua dhe sigurisht që pres me padurim që ta shoh sonte, ta përqafojë dhe t’i ndajmë disa kujtime të mira nga triumfi i saj i madh dhe që do të jetë një moment shumë emocional për mua”, shtoi Bach.Sipas tij, ky do të jetë një tjetër moment që Kosova të avancojë edhe më tutje në sport, sidomos duke ndërtuar infrastrukturë të re sportive por edhe të promovojë disiplina të reja të sporteve të ndryshme.
“Për të arriturat tuaja dua të iu përgëzojë për dhjetë vitet e të qenurit në lëvizjen tonë dhe për të gjitha sukseset që i keni pasur jo vetëm në sport me pesë medalje olimpike por edhe për Komitetin Olimpik të Kosovës i cili ka marrë pjesë aktive në çdo ngjarje që e kemi organizuar...Do të jeni nikoqir te Lojërave Mesdhetare të vitit 2030, kjo është e rëndësishme, një ligj i ri është miratuar, ai do të ndihmojë në ndërtimin e infrastrukturës, organizimin e kësaj ngjarje”, theksoi Capralos
Para konferencës për media,. presidenti Bach ka takuar edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Nga ky takim, Bach tha se ka dal i ngazëllyer me planet që qeveria ka për ta mbështetur zhvillimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.