“Gjeneral i vetëshpallur” i Gërvallës, i kushtoi 10 mijë euro LVV-së
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Donika Gervalla
1 javë më parë
Linku u kopjua

Etiketimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj si “gjeneral i vetëshpallur” të cilin ia bëri ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla,  Lëvizjes Vetëvendosje i kushtoi 10 mijë euro. Ky është edhe dënimi më i rëndë që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ia shqiptoi këtij subjekti politik me vendimet e 29 janarit 2025.

Ajo gjatë fjalimit të saj tha se opozita “nuk dinë dhe nuk duan të qeverisin në Kosovë,” teksa kandidatin për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese Ramush Haradinaj e ka quajtur "hero të Çakorrit” dhe "gjeneral të vetëshpallur".

https://kosovapress.com/haradinaj-i-pergjigjet-gevalles-jam-bere-nervoz

Me 5 mijë e 500 euro, LVV-ja u dënua edhe për deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo në një tubim në Viti pati deklaruar se “kundërshtarët tanë, kundërshtarët tanë janë bërë bashkë, pra klanet e krimit dhe korrupsionit janë bërë bashkë”.

Për përdorim të gjuhës së urrejtjes dhe nxitëse kundrejt partive kundërshtare, LVV u dënua edhe për një postim të kandidatit për deputet, Haxhi Avdyli. Shuma e dënimit të  shqiptuar është 5 mijë e 500 euro.

Partia në pushtet është dënuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa edhe  me tetë mijë euro për shkak që “akterë të partisë penguan gazetarët në kryerjen e punës gjatë tubimit në Malishevë dhe Klinë”. Madje, siç thotë PZAP-ja, gjatë pengimit kanë përdorur edhe gjuhë që nxit dhunën.

PZAP e ka dënuar me 3 mijë euro LVV-në edhe për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në tubime zgjedhore. Saktësisht kandidatja për deputete nga kjo partie, Mimoza Kusari-Lila gjatë një tubimi në Istog ka publikuar një fotografi ku shihet edhe një fëmijë nën moshën 15 vjeç. Ndërsa, për pjesëmarrje të fëmijëve në tubim zgjedhor është dënuar me 2 mijë euro LVV nga PZAP edhe për pjesëmarrje të fëmijëve edhe në tubimin zgjedhor në Prishtinë.

https://kosovapress.com/article?id=592984

Me 4  mijë euro PZAP e ka dënuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për  vendosjen e postareve të kandidatëve për deputet në rrugë publike në Pejë. Krahas kësaj shume, për vendosje të posterëve në hapësira publike dhe në stacionin e trafikut publik në Prishtinë, PZAP e dënoi LDK edhe me 5 mijë e 500 euro të tjera./ KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025