KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë në veri, të drejt vote kanë 46.556 votues
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në katër komunat në veri të vendit, janë hapur me kohë dhe çdogjë ka shkuar në rregull.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka informuar se numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimit pro apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në këto katër komuna, është rreth 46 mijë e 556 votues. Elezi ftoi të gjithë qytetarët e katër komunave, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit të funksionit të kryetarit të komunës së tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024