Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën të ditur se pas përmbylljes së procesit të certifikimit, janë publikuar listat e kandidatëve për deputetë të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.
“Këto lista mund të përmbajnë lëshime teknike të cilat do të plotësohen. Në rast se ndonjë kandidat apo subjekt politik vëren ndonjë gabim, mund të kërkojë përmirësimin e tij përmes përfaqësuesit të autorizuar, në emailin: [email protected]”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Në mbledhjen e mbajtur më 16 maj, KQZ certifikoi 902 kandidatë për deputetë të 21 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.