Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se sot në orën 17:00 është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë.
Sipas KQZ-së, nga fillimi i këtij procesi (9 qershor, ora 16:00) dhe deri në përfundim të tij, të dielën (14 qershor 2026, ora 17:00) në procesin e vlerësimit janë përfshirë 85,790 pako, prej të cilave janë aporvuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.
“Po ashtu, arsyet e tjera, më pak të shprehura, lidhen me rastet kur në një pako janë përfshirë më shumë se një fletëvotim ose më shumë se një person (322), kur votuesi ka dërguar pakon nga një shtet tjetër nga ai ku ishte regjistruar për votim (23), kur në pako është gjetur vetëm dëftesa e regjistrimit pa fletëvotim (32), kur ka munguar pulla apo vula postare (5), si dhe me kur fletëvotimi është shtypur (1). Sipas të dhënave të KQZ-së, janë evidentuar edhe zarfe të dërguara gabimisht (46)”, tha ai.
Ndërkaq, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi përmes postës. Ky proces ka filluar të premtën në mbrëmje (12 qershor) me numërimin e fletëvotimeve të para që i takojnë këtij lloj votimi.
Deri më tani (e diel, 14 qershor 2026, ora 18:00) janë numëruar 60 kuti votimi, në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së.