Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të zëvendësuar komisionerët e nominuar nga partia politike, Partia Kosovskih Srba (PDK), të cilët kanë njoftuar këtë institucion se nuk do të dalin në ditën e zgjedhjeve në vendvotime.
Njoftimi i tyre ka ardhur pas tërheqjes së kreut të kësaj partie, Aleksandër Jabllanoviq nga kandidimi i tij për kryetar të komunës së Leposaviqit.
KQZ-ja ditën e sotme ka miratuar edhe rekomandimin e
Kryeshefit ekzekutiv të sekretariatit, Burim Ahmetaj tha se për zëvëndësimin e tyre janë bërë të gjitha verifikimet në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.
Kurse, kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi i ftoi qytetarët e veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
“Ne si komision i kemi ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për t’i organizuar zgjedhjet. Kemi të gjitha vendvotimet që i kemi miratuar, i kemi vendosur kontejnerët në vendet e caktuara dhe çdo gjë është gati për fillim të zgjedhjeve nesër, andaj në emër të KQZ-së unë ftojë të gjithë qytetarët e komunave të veriut që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të dal në zgjedhje dhe në këtë formë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitim dhe të ndërtojnë institucionet e tyre demokratike.. me shpresë që i gjithë procesi do të shkoj i qetë dhe i lirë”, tha ai.