KQZ e gatshme për zgjedhje të reja
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
KQZ e gatshme për zgjedhje të reja
09/03/2026 - 13:06
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm të organizojë zgjedhje të reja nëse ato shpallen, megjithëse procesi mund të paraqesë sfida për shkak të afateve të shkurtra.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë për KosovaPress  se organizimi i një procesi të ri zgjedhor për Kuvendin e Kosovës menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit përbën sfidë për institucionin dhe stafin e tij.

Sipas tij, pavarësisht vështirësive, KQZ-ja është e obliguar që të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.

“Organizimi i një procesi të ri dhe të parakohshëm zgjedhor për Kuvendin e Kosovës brenda një kohe të shkurtër pas përmbylljes së zgjedhjeve sigurisht përbën sfidë për KQZ-në dhe stafin e saj. Megjithatë, si institucion i përhershëm që detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve, KQZ-ja do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të reja kurdo që kërkohet”, deklaron Elezi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026