KQZ akrediton mbi 760 vëzhgues, refuzon dy OJQ - njëra s’e njohu sovranitetin e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
KQZ akrediton mbi 760 vëzhgues, refuzon dy OJQ - njëra s’e njohu sovranitetin e Kosovës
KQZ 29.06.2026
29/05/2026 - 15:14
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 761 vëzhgues për ka akredituar 761 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026, raporton KosovaPress.

Përgjigje negative për vëzhgim pati për dy organizata pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore, e ku njëra nga to iu referua Kosovës “Kosovë dhe M...”, duke mos e njohur sovranitetin e vndit.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala dha arsyetimin se pse iu refuzua e drejta për vëzhgim të procesit zgjedhor dy OJQ-ve.

Përveç kësaj organizate jo qeveritare në mbledhjen e sotme KQZ e refuzoi si vëzhguese të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit edhe OJQ “Advocacy Center for Democratic Culture” pasi rezulton se nuk zhvillon veprimtari që ndërlidhem me proceset zgjedhore apo mbrojtjen e të drejtave të njeriut, siç kërkohet shprehimisht nga dispozitat ligjore në fuqi për akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi tregoi se materiali i nevojshëm për votim në përfaqësi diplomatike është nisur sot nga Kosova dhe pritet të arrijë brena javës së ardhshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka pezulluar partinë politike të regjistruar EKO LËVIZJA E GJELBËR duke i dhënë afat prej 45 ditësh për të mbajtur Kuvendin Zgjedhor në të kundërtën ky subjekt do të ç’regjistrohet.

Gjat[ k[saj mbledhje KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve të rregullta dhe me kusht të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, më 7 qershor 2026.

Sipas vendimit të KQZ-së, në 2,498 vendvotime për votimin e rregullt (911 Qendra Votimi) do të angazhohen 12,678 anëtarë, 1,043 prej të cilëve janë anëtarë rezervë. Në mbledhjen e radhës, planifikohet emërimi edhe i rreth 700 anëtarëve për angazhim në vendvotime të rregullta në komuna të ndryshme të vendit. Ndërkaq, në 52 vendvotime për votimin me kusht (38 Qendra Votimi) do të angazhohen 192 anëtarë. Anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve të emëruar nga KQZ, përfaqësojnë subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje dhe do të jenë përgjegjegjëse për përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor në vendvotime.

Po ashtu, KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike, të cilët do të angazhohen në procesin e votimit që do të zhvillohet më 6 qershor 2026. Sipas vendimit të KQZ-së, në 47 vendvotime që do të hapen në kuadër të 30 përfaqësive diplomatike (17 ambasada dhe 13 konsullata) të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës, do të angazhohen rreth 200 anëtarë, të cilët përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026