1 milion dollar është shuma që u pagua për dy ulëse, në ndeshjen e basketbollit ndërmjet Neë York Knick dhe San Antonio Spursm që nis në orën 2 e 30 të mëngjesit, sipas kohës në Prishtinë
Kjo megjithatë, nuk është vlera reale e atyre karrigeve, që ndodhen në rreshtin e parë në parket, te vija e mesit të fushës.
Neë York Knicks njoftoi se kjo ishte oferta fituese për dy bileta të ndeshjes së tretë të finales së NBA, që luhet në fushën e Madison Square Garden. Kjo është ndeshja e parë e finaleve të NBA-së që organizohet në këtë arenë që nga viti 1999.
Du ndeshjet e para të serisë së finaleve u luajtën në San Antonio dhe të dyja i fituan njujorkezëtUlëset ndodhen në rreshtat e parë pranë fushës, afër qendrës së parketit. Klubi nuk i nxjerr zakonisht në shitje, pasi ato rezervohen për personalitete të njohura që ndjekin rregullisht ndeshjet, si aktori Tracy Morgan dhe Timothée Chalamet.
Megjithatë, edhe biletat e zakonshme për këtë ndeshje kanë çmime shumë të larta. Të dielën, ulëset më të lira në pjesën e sipërme të arenës kushtonin mbi 6 mijë dollar, sipas çmimeve në platformat e rishitjes së biletave. Ndërkaq, një vend pranë fushës shitej për më shumë se 75 mijë dollarë.