“KPM po vepron si gjykatë, jo si rregullator”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“KPM po vepron si gjykatë, jo si rregullator”
ikd
11/06/2026 - 13:48
Linku u kopjua

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me vendimmarrjen e fundit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), duke vlerësuar se këto vendime po cenojnë seriozisht lirinë e mediave dhe po tejkalojnë mandatin ligjor të këtij institucioni.

Sipas IKD-së, KPM po vepron përtej kompetencave të saj duke marrë rolin e gjykatës dhe duke sanksionuar mediat për deklarata të bëra nga persona të tretë gjatë emisioneve televizive. Kjo qasje, sipas institutit, krijon një standard të rrezikshëm për funksionimin e mediave dhe debatit publik në një shoqëri demokratike.

IKD thekson se KPM duhet të vlerësojë vetëm sjelljen editoriale të mediumit, si ndërhyrjen e moderatorit, balancimin e debatit dhe mundësinë për përgjigje, e jo të gjykojë përmbajtjen e deklaratave të të ftuarve.

Në reagim, IKD kujton edhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se ndëshkimi i mediave për deklarata të palëve të treta mund të cenojë lirinë e shprehjes, përveç rasteve kur ekzistojnë arsye shumë të forta ligjore.

Instituti vlerëson se përgjegjësia objektive e mediave për çdo deklaratë të të ftuarve është në kundërshtim me nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe rrezikon të kufizojë rolin e gazetarëve në debatin publik.

IKD gjithashtu ka kritikuar paralajmërimet për mbylljen e emisionit “Debat Plus”, duke i cilësuar si qasje problematike që mund të kuptohet si presion ndaj mediave.

Në fund, IKD i bën thirrje KPM-së që të kthehet në ushtrimin e mandatit të saj ligjor si rregullator i mediave, të respektojë standardet evropiane dhe të veprojë vetëm brenda autorizimeve kushtetuese dhe ligjore, duke shmangur çdo qasje ndëshkuese ndaj mediave.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026