KPM: Kemi pranuar 7 ankesa për shou-reality
Lajme
Lexohet për: 2 min.
KPM: Kemi pranuar 7 ankesa për shou-reality
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni i Pavarur i Mediave ka pranuar shtatë ankesa lidhur me shoun televiziv dhe përmbajtjen e tij, por ende nuk ka arritur t’i shqyrtojë këto ankesa, ka bërë të ditur kryetari i Komisionit, Jeton Mehmeti gjatë takimit me Komisionin për të drejtat e njeriut ku temë diskutimi ishte promovimi i dhunës ndaj grave nё media.

Mehmeti teksa foli për natyrën e ankesave të pranuara, tha se për shkak se shumica  e tyre janë pranuar dje nuk kanë arritur t’i trajtojnë. Ai tha se për këtë shfaqje televizive nuk kanë mbajtur mbledhje.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje kërkoi të di arsyen e mos reagimit të KPM-së lidhur me përmbajtjen e shout të realitetit.

E shqetësuar për përmbajtjen e këtij show televiziv u shpreh edhe anëtarja e KPM-së, Luljeta Aliu e cila tha se nuk kanë të drejtë t’i diktojnë një mediumi se kë mund ta ftojë ose jo në emision. Ajo tha se në bazë të Konventës së Stambollit mediat kanë përgjegjësi që të evitojnë promovimin e dhunës.

Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza theksoi se promovimi i dhunës është i papranueshëm.

Mos promovim të dhunës në medie kërkoi edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha.

Nimon Rracaj, kryeshef ekzekutiv në KPM, theksoi se pa analizimin e kërkesave dhe përmbajtjes është herët të flitet nëse ka pasur shkelje me këtë rast ose jo.

Lidhur me përmbajtjen e shout të realitetit ka pasur reagim të madh nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024