Biden mirëpret rënien e Assad: Akt themelor drejtësie për popullin e Sirisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Biden mirëpret rënien e Assad-it: Akt themelor drejtësie për popullin e Sirisë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi se rënia e regjimit të Bashar al-Assad-it është një akt drejtësie që po u jep sirianëve një mundësi historike.

“Më në fund regjimi i Assad-it ka rënë. Ky regjim brutalizoi dhe torturoi dhe vrau fjalë për fjalë qindra-mijëra sirianë të pafajshëm. Rënia e regjimit është një akt themelor drejtësie. Është një moment i mundësisë historike për popullin e shumëvuajtur të Sirisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin e tyre krenar," tha Biden në fjalim sonte në Shtëpinë e Bardhë.

Bashar al-Assad ka rënë nga pushteti pas 61 vjet sundimi të partisë Ba’ath me Sirinë.

Pas përmbysjes, Assad dhe familja e tij kanë shkuar në rrugë sekrete drejt Moskës dhe kanë marrë azil te miku i tij, presidenti rus Vladimir Putin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025