KosovaPress nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me BTA
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
KosovaPress nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me BTA
zana-kiril
31/03/2022 - 08:28
Linku u kopjua

Agjencia e Lajmeve KosovaPress ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Lajmeve Bullgare BTA. Marrëveshja nga drejtorët e përgjithshëm të të dy mediave, Suzana Rakovica dhe Kiril Valçev, u nënshkrua në Sofje.

Kjo marrëveshje e re do të zgjerojë horizontet në mes të dy vendeve tona dhe do të na japë vërtet një mundësi për të kuptuar se çfarë po ndodh çdo ditë në Bullgari dhe Kosovë, u tha në konferencë.

Me ketë marrëveshje të re do të rritet numri i lajmeve edhe me ngjarjet nga Bullgaria, që do të ofrojë KosovaPress.

Drejtori i përgjithshëm i BTA, Kiril Valçev, tha se dy agjencitë do të shkëmbejnë qasje në të gjitha produktet informative. Aktualisht lajmet nga Kosova vijnë në Bullgari kryesisht nga burime të jashtme, si Associated Press dhe anasjelltas, ndërsa kryeqytetet e dy vendeve janë rreth treqind kilometra larg njëri-tjetrit, shpjegoi ai, duke theksuar se marrëveshja do ta ndryshojë këtë.

"Ne ramë dakord që së bashku të propozojmë rregulla për një redaksi ballkanike, në mënyrë që partneriteti ynë të bëhet model për të gjithë Ballkanin”, theksoi Valçev.

”Ideja e një redaksie ballkanike dhe mbledhja e agjencive në vjeshtë në Varna do të kontribuojë për një politikë më të mirë informative në Ballkan. Me këtë dokument të ri, të cilin do ta nënshkruajmë, do t'i bëjmë vendet e Ballkanit më afër”, theksoi Skënder Krasniqi.

Krasniqi, është kryetar aktual i ABNA-SE, Asociacioni i Agjencive Ballkanike të Lajmeve.

Bullgaria do të marrë presidencën e ABNA-SE nga Kosova në vjeshtë të këtij viti.

Takimi është planifikuar të zhvillohet në qytetin bregdetar bullgar Varna.

KosovaPress është pjesë e Agjencive Ballkanike të Lajmeve nga viti 2017-të.

Në shtator të vitit të kaluar KosovaPress ka pritur në Prishtinë, drejtorët e Agjencive të lajmeve në një konferencë treditore, ku agjencitë e lajmeve përveç të tjerave kanë vizituar vendet tona turistike, historike, kulturore, kompaninë e madhe të verërave “Stone Castle” dhe janë pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

https://kosovapress.com/admin/kosova-merr-presidencen-e-radhes-te-abna-see-zgjidhet-edhe-sekretari-i-ri-gjeneral/
https://kosovapress.com/admin/hoti-ne-abna-se-kosova-ka-12-muaj-turizem-roli-i-mediave-i-rendesishem/
https://kosovapress.com/admin/presidentja-ne-largim-e-abna-s-ne-kriza-publiku-iu-beson-agjencive-te-lajmeve/
https://kosovapress.com/admin/agjencite-e-lajmeve-nga-12-shtete-mblidhen-ne-prishtine-pandemia-dhe-ndikimi-i-saj-teme-diskutimi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026