Peticioni "Mbappe Out" kalon 1.5 milion nënshkrime
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Peticioni "Mbappe Out" kalon 1.5 milion nënshkrime
New Project (3)
05/05/2026 - 17:47
Linku u kopjua

Pas skandaleve të fundit Kylian Mbappé ndodhet në syrin e stuhisë te Real Madridi, ku tensionet kanë arritur pikun pas një sherri të ashpër me stafin e trajnerit Alvaro Arbeloa.

Sipas Daily Mail Sport, zemërimi i tifozëve ka shpërthyer pas publikimit të fotove të sulmuesit në një jaht luksoz në Sardenjë me të dashurën e tij, Ester Exposito, teksa ekipi përgatitej për ndeshjen decizive ndaj Barcelonës. Kjo revoltë është konkretizuar me një peticion masiv online që ka kapërcyer shifrën alarmante prej 1.5 milion nënshkrimesh, ku kërkohet largimi i menjëhershëm i francezit me logon "FUERA" (Jashtë).

"Egoizëm në dhomat e zhveshjes" – Mbappé mbrohet, por akuzat rëndohen

Pavarësisht se një zëdhënës i lojtarit deklaroi se "kritikat bazohen në një mbinterpretim të periudhës së rikuperimit," situata brenda klubit duket e rëndë. Daily Mail Sport raporton se bashkëlojtarët janë të irrituar nga sjellja e tij "individualiste" dhe trajtimi preferencial që ai gëzon.

Ish-lojtari Emmanuel Petit ka shkuar edhe më tej duke thënë se Mbappé ka "mbushur dhomën e zhveshjes së Real Madridit me egoizëm".

Edhe pse Arbeloa u mundua ta minimizojë ngjarjen duke thënë se "në kohën e lirë lojtari bën çfarë të dojë," presioni i miliona fansave po e bën të ardhmen e yllit francez në "Bernabeu" gjithnjë e më të pasigurt.

Website i peticionit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026