Kosova U19 prek finalen e “Roma Caput Mundi”
Lexohet për: 1 min.
3-Dardanet
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 e ka siguruar finalen e turneut “Roma Caput Mundi” që po zhvillohet në kryeqytetin e Italisë.

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup, “Dardanët” e trajnerit Ramiz Krasniqi e mposhtën Greqinë në penallti me rezultat 3:1, përcjell KosovaPress.

Përgjatë kohës së rregullt të dyja kombëtaret nuk arritën ta gjejnë golin, ku rezultati ishte i barabartë 0:0.

Para kësaj ndeshjeje, Kosova kishte fituar ndaj Italisë LND me rezultat të ngushtë 2:1 dhe kundër Abbruzzos pas penalltive me rezultat 5:4 pasi që rezultati në kohën e rregullt ishte 0:0.

Në finale, Kosova U19 do të përballet me Lazion, ndeshje kjo e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 10:30, dhe do të synojë që ta mbrojë titullin pasi që është kampione në fuqi e këtij turneu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025