Kosova U17 në volejboll nis seleksionimin, ftohen lojtarët me potencial
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova U17 në volejboll nis seleksionimin, ftohen lojtarët me potencial
Volejbolli
16/07/2026 - 13:24
Linku u kopjua

Federata e Volejbollit e Kosovës ka njoftuar se grumbullimi i parë i Kombëtares së Kosovës U17 në konkurrencën e meshkujve do të mbahet më 17 korrik 2026, duke filluar nga ora 18:00, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) në Prishtinë.

Ky grumbullim zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të ekipit kombëtar, me qëllim identifikimin dhe përzgjedhjen e volejbollistëve më të talentuar të kësaj grupmoshe.

Shtabi teknik i Kombëtares U17, i udhëhequr nga përzgjedhësi Habil Ajeti, së bashku me ndihmësit Arif Elezi dhe Naim Gucati, do të vlerësojnë lojtarët në këtë proces seleksionimi, nga i cili pritet të formohet grupi i volejbollistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën.

Federata e Volejbollit e Kosovës u ka bërë thirrje klubeve që, përveç lojtarëve të ftuar, të informojnë edhe volejbollistët e tjerë të kësaj grupmoshe që vlerësohen se kanë potencial për të qenë pjesë e ekipit kombëtar.

FVK ka kërkuar që lojtarët e propozuar të jenë realisht me potencial për përfshirje në Kombëtare, në mënyrë që procesi i seleksionimit të jetë sa më efikas dhe cilësor.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026