Kosova U16 e mbyll turneun zhvillimor të UEFA-s me tri fitore
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova U16 e mbyll turneun zhvillimor të UEFA-s me tri fitore
image (6)
11/05/2026 - 16:19
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës U16 për vajza ka shënuar një sukses historik në turneun zhvillimor të UEFA-s në Strumicë, duke e mbyllur garën me tri fitore radhazi.

Pas triumfeve ndaj Andorrës dhe San Marinos, "Dardanet" e reja të drejtuara nga përzgjedhësja Xhuli Berisha mposhtën në finalen e turneut nikoqiren, Maqedoninë e Veriut, me rezultatin 2:1, falë golave të Olsa Kuçit dhe Leona Malokut.

Ky dominim i plotë në fushë dëshmon rritjen e cilësisë dhe potencialin e madh të futbollit të femrave në Kosovë, duke lënë shije mjaft pozitive për të ardhmen e kësaj gjenerate.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026