Kosova shkatërron Gjibraltarin me rezultat të thellë 0-8
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova shkatërron Gjibraltarin me rezultat të thellë 0-8
New Project - 2026-06-09T193027.218
09/06/2026 - 21:30
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka arritur një fitore madhështore dhe tejet bindëse në udhëtim, duke e mposhtur Gjibraltarin me shifrat e pabesueshme 0-8.

Ndeshja, e vlefshme për fazën e grupeve të kualifikueseve për Kampionatin Botëror (Grupi J), u dominua tërësisht nga futbollistet tona që nga minuta e parë e deri tek e fundit.

Seria e golave nisi herët me Donjeta Halilajn në minutën e 3'. Erëleta Memeti shkëlqeu me dy gola (7', 21'), ndërsa në listën e realizatoreve në pjesën e parë u regjistruan edhe Kaltrina Biqkaj (14') dhe Blerta Smaili (32').

"Dardanet" nuk u ndalën as në pjesën e dytë. Modesta Uka ngriti shifrat në 0-6 në minutën e 68', përpara se Blerta Smaili të realizonte golin e saj të dytë personal në minutën e 76'. Goditjen përfundimtare këtij takimi ia dha Gentiana Fetaj, e cila vulosi rezultatin final në 0-8 në minutën e 84'.

Me këtë triumf spektakolar në xhiron e 6-të, Kosova mbyll këtë përballje me kokën lart duke treguar rritje të jashtëzakonshme në skenën ndërkombëtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026