Nëse “pi ujë” dekreti i presidentes Vjosa Osmani për ta shpërbërë Kuvendin, atëherë Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja, të jashtëzakonshme, në prill.
Këto, do të ishin votimet e treta parlamentare, në 14 muaj, të cilat u obliguan për shkak të ‘impotencës” se partive politike për të themeluar Kuvend, krijuar qeveri dhe zgjedhur president.
Megjithatë, sipas një hulumtimi që bëri KosovaPress, del se ka vende që votojnë edhe më shpesh se Kosova. Madje, ka shtet që brenda një viti, në fakt brenda 7 muajve, ka mbajtur tri herë zgjedhje parlamentare, si puna e Bullgarisë, për shembull. Kjo ndodhi më 2021, kur qytetarët këtu votuan më 4 prill, 11 korrik dhe 14 nëntor.
Më shumë se kaq, ky vend, që nuk ndodhet larg Kosovës, me të cilën e ndajnë vetëm Serbia e Maqedonia e Veriu, mbajti edhe dy palë zgjedhje tjera, në tetor 2022 dhe prill 2023. Dy cikle të reja u imponuan më 9 qershor dhe 27 tetor 2024, duke e bërë kështu këtë shtet, ndër të rrallët në botë, që voton 7 herë brenda tri vjetëve, për shkakun se partitë nuk arrinin të formonin qeveri të qëndrueshme.Zgjedhjet e para në këtë periudhë u mbajtën më 9 prill 2019. Të dytat më 17 shtator të po të njëjtit vit. Të tretat u bënë të domosdoshme, në pamundësi për të krijuar shumicë e qeveri, më 2 mars 2020.
Por, nuk është se këto votimet e fundit rehatuan Izraelin. Një vit e 21 ditë më pas, vendi shkoi sërish në zgjedhje, më 23 mars 2021. Rekordi u thye kur u desh të mbahen dhe një palë votime, më 1 nëntor 2022.
Votimet e para të këtij cikli u bënë në dhjetor 2015, të dytat në qershor 2016 ndërsa të tretat dhe të katërtat u vonuan “pak’ deri në prill e nëntor 2019. Arsye për këtë ishte fragmentimi i partive dhe mungesa e koalicioneve stabile.