Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka votuar në shkollën “Lidhja e Pejës” në Pejë, ku ka deklaruar se, për t’iu shmangur problemeve në numërimin e votave që kanë përcjellë proceset e kaluara zgjedhore, KQZ-ja do të bëjë kontrollin e 10 për qind të të gjitha vendvotimeve, në mënyrë që të vlerësohet nëse ka nevojë për rinumërim apo jo.
Një risi tjetër në këtë proces zgjedhor, sipas Radoniqit, është funksionimi i një monitori shtesë në tavolinën e numërimit, në mënyrë që zyrtarët të mund ta përcjellin procesin e numërimit.
Ai njoftoi edhe për përfundimin e votimit në përfaqësitë diplomatike, ku pjesëmarrja ka qenë e lartë.
“KQZ do të bëjë kontrollin e 10 për qind të të gjitha vendvotimeve pasi të kthehet materiali sensitiv dhe do të kontrollojë 10 për qind të kutive të votimit. Më pas do të shohim trendin nëse do të ketë nevojë për rinumërim apo jo. Sa i përket funksionimit të tavolinës së numërimit, në tavolinën e numërimit do të ketë edhe një monitor shtesë, në mënyrë që zyrtarët të mund ta përcjellin procesin e numërimit. Sa u përket personave të involvuar në proces, edhe në procesin e kaluar ua kemi dërguar listën e personave që kanë qenë pjesëtarë ose janë nominuar në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial. Nuk kemi vepruar ndryshe nga procesi i kaluar. Personat që nuk dinë shkrim-lexim kanë mundur të njoftohen nga familjarët për procesin e votimit, të printojnë ndonjë fletëvotim dhe të shohin mënyrën se si votohet, ndërsa prapa kabinave të votimit janë të vetmuar dhe votojnë në mënyrë të pavarur”, tha ai.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...