Përballja vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në kuadër të parakualifikimeve për EuroBasket ka prodhuar një dramë të vërtetë në pjesën e parë, duke u mbyllur me një avantazh minimal të "Dardanëve" prej 48-47 në pushimin e madh.
Çereku i parë nisi krejtësisht i barabartë ku të dyja skuadrat shënuan nga 23 pikë, ndërsa në periodën e dytë Kosova arriti të krijonte një epërsi të lehtë falë saktësisht pikëve vendimtare të Dardan Berishës në sekondat e fundit. Ndeshja e zhvilluar me intensitet të lartë ka treguar një luftë të ashpër në parket, ku epërsia ka ndryshuar plot 9 herë përgjatë 20 minutave të para.
Statistikat e pjesës së parë tregojnë se "Dardanët" dominuan në lojën nën kosh me 21 kërcime karshi 18 të Shqipërisë dhe u treguan më të saktë nga vija e gjuajtjeve të lira, mirëpo kuqezinjtë mbeten plotësisht në lojë falë një qarkullimi më të mirë të topit ku regjistruan 10 asistime kundrejt vetëm 5 të Kosovës.
KosovaPress