Kosova mposht Andorrën 3-0
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova mposht Andorrën 3-0
8785b8e4-c5ab-4f32-97a6-10546aa43a0e
07/06/2026 - 21:54
Linku u kopjua

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një fitore të pastër me rezultat 3-0 ndaj Andorrës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri".

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, "Dardanët" treguan dominim gjatë gjithë takimit duke siguruar një triumf të merituar.

Goli i parë erdhi në pjesën e parë si autogol i portierit mik Iker Álvarez në minutën e 41-të. Në pjesën e dytë, Albion Rrahmani u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 53-të për të dyfishuar shifrat, ndërsa fitoren e vulosi Valmir Matoshi me një gol në minutën e 78-të të ndeshjes.

Përtej asaj që u pa në fushën e gjelbër, kjo përballje u karakterizua nga një atmosferë e ftohtë dhe një mungesë e dukshme e tifozeve në shkallët e stadiumit.

Arsyeja kryesore për këtë pjesëmarrje të ulët ishte përkimi i ndeshjes me ditën e zgjedhjeve që u mbajtën sot në Kosovë, gjë që zhvendosi vëmendjen kryesore të qytetarëve drejt këtij procesi elektoral.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026