Kosova merr pjesë në Kampionatin Ballkanik në Beach Volley
Lexohet për: 1 min.
beach volley-volejboll
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik në Beach Volley që d të zhvillohet në Turqi në të dy konkurrencat, meshkuj dhe femra.

Të dy ekipet tashmë kanë udhëtuar drejt Turqisë dhe nga atje synojnë që të kthehen me rezultate të mira pasi janë përgatitur maksimalisht për javë të tëra për këtë kampionat, raporton KosovaPress.

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci dhe Sekretari i Përgjithshëm, Valon Nikqi, kanë përcjellë ekipet e Kombëtares, në të dy konkurrencat, para nisjes për në Balikesir të Turqisë, ku do të mbrojnë ngjyrat e Kosovës në mesin e më të mirëve të Ballkanit.

Në konkurrencën e femrave, Kosova përfaqësohet nga dyshja Dhurata Sylejmani/Valmira Ramadani të cilat drejtohen nga trajneri Edon Ibrahimi, ndërsa në konkurrencën e meshkujve garon çifti Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami.

Garat në të dy konkurrencat do të zhvillohen mes datave 23-26 qershor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025