Kosova mbyll Evropianin me sukses, Kuka: Kjo është realiteti ynë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova mbyll Evropianin me sukses, Kuka: Kjo është realiteti ynë
Kuka
17/04/2026 - 15:47
Linku u kopjua

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar pas përfundimit të Kampionatit Evropian për seniorë në Tbilisi, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit dhe sukseset e arritura ndër vite.

Ai ka theksuar se ylli i ekipit, Distria Krasniqi, vazhdoi shkëlqimin duke fituar medaljen e artë, duke e çuar në 11 numrin e medaljeve të arta evropiane për Kosovën. “Shkëlqeu Disi me të artën nr 11 për Kosovën në një vazhdimësi prej 14 vjet pa ndërprerje me më shumë se 30 medalje në total për shtetin tonë”, ka shkruar Kuka.

Sa i përket garuesve të tjerë, Kuka vlerësoi paraqitjen e Akil Gjakova, i cili ishte pranë medaljes. “Akili ishte i shkëlqyeshëm me 3 fitore e një humbje që i siguruan luftën për medalje, ku nuk ishte i koncentruar sa duhet. U rendit në fund i 5 që është rezultat i shkëlqyeshëm”, u shpreh ai. Ndërkohë, Dardan Cena dhe Fatjona Kasapi arritën deri në mesin e 16 më të mirëve, ndërsa për ta shtoi se “besojmë në rritje të performancës në të ardhmen”.

Kuka nuk la pa përmendur edhe garueset Erza Muminoviq dhe Laura Fazliu, të cilat u eliminuan herët. “Erza dhe Laura pësuan në xhiron e parë dhe nuk ishin në ditë të mirë përkundër përgatitjes së mirë sipas meje”, ka thënë ai.

Në fund, ai theksoi rëndësinë historike të sukseseve të xhudos për vendin: “Për njerëz që ta kuptojnë drejt, medalje të arta evropiane në sporte olimpike deri tash sporti i shtetit tonë i ka 11 dhe të gjitha nga xhudo. Don dikush me i pa apo jo, kjo është realiteti”. Ai gjithashtu falënderoi të gjithë për përkrahjen dhe shprehu ngushëllime për familjet e prekura nga tragjedia në Malishevë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026