Mbappe për Messin: Është më i miri, s’ka debat
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbappe për Messin: Është më i miri, s’ka debat
Mbappe
23/06/2026 - 10:39
Linku u kopjua

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappé, ka vlerësuar sërish Lionel Messin, duke e cilësuar argjentinasin si futbollistin më të mirë në botë dhe duke theksuar se për të nuk ekziston debat rreth këtij statusi.

Duke folur gjatë Botërorit 2026, Mbappe deklaroi se Messi mbetet referenca kryesore e futbollit modern, ndërsa shtoi se Cristiano Ronaldo vjen menjëherë pas tij. “Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, me Cristiano Ronaldon menjëherë pas tij. Për mua kjo nuk është debat”, u shpreh francezi.

Ylli i Francës pati fjalë të mëdha edhe për jetëgjatësinë sportive të kapitenit të Argjentinës, i cili vazhdon të shkëlqejë në moshën 38-vjeçare. “Messi është më i miri”, tha Mbappe, duke shtuar se ajo që po bën argjentinasi në këtë fazë të karrierës është e jashtëzakonshme.

Kjo nuk është hera e parë që Mbappe del publikisht në mbrojtje të ish-bashkëlojtarit të tij te Paris Saint-Germain. Ai kishte deklaruar më herët se Messi nuk kishte marrë respektin e merituar gjatë periudhës së tij në Paris, duke theksuar se “duhet të respektohet” për gjithçka që ka dhënë në futboll.

Deklaratat e Mbappes vijnë në një moment kur Messi po vazhdon të thyejë rekorde me Argjentinën në Botërorin 2026, duke forcuar edhe më tej statusin e tij si një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e lojës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026