Kosova kthehet me medalje nga Botërori i Kickbox-it
Vendor
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar të shtunën Kampionati Botërore i Kickbox-it për junior që u mbajt në Budapest të Hungarisë   Në këtë kampionat garuesit kosovarë patën një paraqitje shumë të mirë dhe dinjitoze ku Rron Kasumi e siguroi medaljen e bronztë.

Gjithashtu edhe dy garuesit tjerë, Gent Hyseni dhe Nart Mehmeti siguruan vendet e pesta në kategoritë e tyre.

Lajm tjetër i mirë nga ky kampionat është fanti se u licencua edhe gjyqtari Albin Musa me licencën gjyqtar ndërkombëtar ku u mbajt seminari dhe iu nënshtrua edhe testit teorik dhe praktik.

Shumë i kënaqur me paraqitjen e kickboksierëve kosovarë është shprehur kryetari i Federatës së Kickbox-it të Kosovës Fatmir Makolli.

“Unë jam shumë i kënaqur me rezultatet dhe kemi mundur shu lehtë të kthehemi me tri medalje ,por nganjëherë për nuancë shumë të vogël mbetesh pa medalje. Unë fillimisht para se  të fillojë kampionati isha edhe në Asamblenë e Punës të Federatës Botërore dhe shumë gjëra u folën r avancimin e kick boksit dhe në të ardhmen ndoshta premtuan që do të bëhemi edhe sport olimpik”, ka thënë Makolli.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024