Kosova kërkon triumfin ndaj Andorrës përkundër mungesave
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova kërkon triumfin ndaj Andorrës përkundër mungesave
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Andorrën sot në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.
Ky takim shihet si një test i rëndësishëm për “Dardanët”, në prag të garave zyrtare, ndërsa do t’i shërbejë përzgjedhësit Franco Foda për të provuar skema të reja dhe për t’u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.
Kjo ndeshje do të jetë miqësorja e dytë për “Dardanët” gjatë këtij grumbullimi, ku javën e kaluar u mposhtën nga Çekia me rezultat të ngushtë 2-1, në një takim ku pavarësisht disfatës Kosova la përshtypje të mirë.
Ndërkohë, listës së lojtarëve që do t’i mungojnë Kosovës ndaj Andorrës i janë shtuar edhe katër futbollistë të tjerë. Përzgjedhësi Franco Foda nuk do ta ketë portierët Arijanet Muric e Amir Shaipi, gjithashtu Rilind Nivokazi dhe mesfushori Bersant Celina do të mungojnë.
Për shkak të lëndimeve nga ky grumbullim janë liruar edhe qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova dhe Andi Hoti.
Ndeshja miqësore Kosova - Andorra zhvillohet sot më 7 qershor, nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
KosovaPress