Emrat, Fatime dhe Bajram, janë emrat më të përhapur në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në kuadër të Regjistrimit të Popullsisë 2024.
Sipas një komunikate nga ASK, emrin Fatime e mbajnë 6.339 gra, ndërsa atë Bajram, 4.485 burra, raporton KosovaPress.
Por, shifrat e publikuara në fillim të javës, nuk janë aspak të ngjashme me ato që gjenden në faqen e kësaj agjencie, te dritarja ku qytetarët mund të kërkojnë për emrat.
Madje, aty del, se emrin Fatime e kanë gati dyfish më shumë gra, 11.836 sosh, derisa Bajramët e tejkalojnë dyfishin, me 11.759 persona që e kanë këtë emër. Emrat tjerë më të përhapur, janë: Emine, Bekim, Agim, Muhamet, Fatmir, Ramadan, Arben dhe Ganimete.
Ndërsa te mbiemrat prijnë mbiemrat, Krasniqi e Gashi e Berisha.



