Kosova ekstradon në Suedi një të kërkuar për trafikim me narkotikë
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova ekstradon në Suedi një të kërkuar për trafikim me narkotikë
arretimi polivia
09/07/2026 - 18:04
Linku u kopjua

Një kosovar, i cili ka edhe nënshtetësi të Suedisë, është ekstraduar të enjten në këtë shtet, pasi kërkohej nga autoritetet e atjeshme për veprën penale të trafikimit me narkotikë.

Sipas njoftimit të policisë, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të forcave të rendit dhe të institucioneve të drejtësisë.

I ekstraduari, me inicialet E.K., ishte arrestuar në Kosovë pasi kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të institucioneve të drejtësisë së Suedisë, për veprën penale "Trafikim me narkotikë".

Policia bëri të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve suedeze.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026