Kosova e nis me humbje Kampionatin Ballkanik U17 në volejboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova e nis me humbje Kampionatin Ballkanik U17 në volejboll
Volejboll 1
22/07/2026 - 07:44
Linku u kopjua

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në volejboll (femrat) e ka nisur me humbje paraqitjen në Kampionatin Ballkanik, pasi në ndeshjen e parë u mposht nga Mali i Zi me rezultat 3:0 në sete.

Vashat e Kosovës nuk arritën t'i bëjnë ballë kundërshtarit, i cili dominoi takimin dhe triumfoi me rezultat 25:17, 25:16 dhe 25:17.

Pas ndeshjes, Federata e Volejbollit të Kosovës, konsideroi se përkundër angazhimit dhe përpjekjeve gjatë gjithë ndeshjes, volejbollistet kosovare nuk arritën të gjejnë ritmin e duhur përballë një kundërshtari që u tregua më i saktë dhe më efikas në momentet vendimtare, duke e mbyllur sfidën me fitore 3:0.

Kosova do të synojë reagimin në ndeshjet e radhës të Kampionatit Ballkanik U17, me synimin për të përmirësuar paraqitjen dhe për të regjistruar rezultatet e para pozitive në këtë garë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026