Yjet e xhiros së parë të Botërorit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Yjet e xhiros së parë të Botërorit
New Project - 2026-06-18T135058.471
18/06/2026 - 17:17
Linku u kopjua

Xhiroja e parë e fazës së grupeve në Kampionatin Botëror 2026 ka përfunduar me plot spektakël dhe rezultate interesante.

Sipas të dhënave zyrtare të Opta të publikuara nga BBC, ja kush ishin lojtarët më të spikatur të ndarë sipas reparteve:

Sulmuesit dhe Mesfushorët

  • Lionel Messi (Argjentinë) sulmues:, ylli argjentinas udhëheq listën e golashënuesve më të mirë të turneut me 3 gola të shënuar, duke u ndjekur nga sulmues si Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland me nga 2 gola.
  • Harry Kane (Angli) sulmues : Realizoi dy gola nga 7 goditje gjithsej, duke u barazuar me Gary Lineker si golashënuesi më i mirë i Anglisë në histori të Botërorëve.
  • Arda Guler (Turqi) mesfushor: Ishte lojtari më "guximtar" para portës duke tentuar plot 8 goditje, ndonëse asnjëra prej tyre nuk përfundoi në rrjetë.
  • Pedri (Spanjë) mesfushor: Ndërtuesi më i mirë i lojës në xhiron e parë, ai krijoi 5 shanse të pastra dhe pati vlerën më të lartë të asistimeve të pritura (1.23 xA).
  • Amad Diallo (Bregu i Fildishtë) sulmues: Dribluesi më efikas i turneut deri më tani. Edhe pse u fut si zëvendësues, ai kreu me sukses 6 nga 7 driblimet e tentuara (86% saktësi), duke lënë pas emra si Musiala apo Lee Kang-In, siç konfirmohet në grafikun.

Mbrojtësit dhe Portierët

  • Jiovany Ramos (Panama) & Krépin Diatta (Senegal) mbrojtës: Kanë qenë "mbretërit" e duelleve mbrojtëse dhe atyre mbyllëse 50-50 në xhiron e parë, Ramos fitoi 91% të duelleve (10 nga 11), ndërsa Diatta fitoi 90% të tyre (9 nga 10).
  • Jovo Lukic (Bosnjë dhe Hercegovinë) mbrojtës: Tregoi performancë të pathyeshme në prapavijë sa i përket lojës në ajër, duke fituar plot 9 nga 9 duelet ajrore kundër Kanadasë.
  • Vozinha (Kape Verde) portier : Për herë të parë në historinë e tyre në një Kampionat Botëror, portieri 40-vjeçar i Kape Verdes bëri mrekullinë duke ndalur gjigantin europian, Spanjën, veterani Vozinha arriti të mbante portën e paprekur duke bërë plot 7 pritje vendimtare në këtë debutim historik.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026