Kosova e madhe për Sllovakinë, tani vetëm një hap larg Botërorit 2026
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova e madhe për Sllovakinë, tani vetëm një hap larg Botërorit 2026
Kosova1
26/03/2026 - 20:46
Linku u kopjua

Kosova ka shkruar një nga faqet më të bukura të historisë së saj futbollistike, duke triumfuar me përmbysje spektakolare 3-4 ndaj Sllovakisë në Bratislavë, në një ndeshje dramatike dhe plot emocione që e dërgon në finalen e madhe të “play-off”-it për Kampionatin Botëror.

Ndeshja nisi keq për “Dardanët”, të cilët pësuan gol që në minutën e 6-të nga Martin Valjent. Megjithatë, reagimi i Kosovës ishte i menjëhershëm, me Veldin Hoxhën që barazoi shifrat në minutën e 31-të. Në fund të pjesës së parë, Lukas Haraslin riktheu epërsinë për Sllovakinë (2-1), duke i dërguar skuadrat në pushim me avantazh për vendasit.

Në pjesën e dytë, Kosova dominoi plotësisht. Fisnik Asllani barazoi rezultatin në 2-2 me një supergol, ndërsa Florent Muslija përmbysi gjithçka në minutën e 60-të për 3-2. Fitorja u vulos nga Kreshnik Hajrizi në minutën e 72-të, duke çuar shifrat në 4-2 dhe duke ndezur festën e madhe të “Dardanëve”, derisa vendasit shënuan golin e tretë në minutat shtesë, por që ishte i pa vlerë.

Me këtë fitore, Kosova siguron finalen e “play-off”-it, ku do të përballet me Turqinë më 31 mars në stadiumin "Fadil Vokrri" , në një ndeshje historike që mund të përcaktojë fatin e kualifikimit në Botëror.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026