​Futbollistët e diasporës ftohen të stërviten falas në Kampin Nacional në Hajvali
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Futbollistët e diasporës ftohen të stërviten falas në Kampin Nacional në Hajvali
Kampio Nacional Hajvali
02/07/2026 - 16:12
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se gjatë pushimeve verore Kampi Nacional në Hajvali do të jetë i hapur për të gjithë futbollistët dhe futbollistet nga diaspora, pavarësisht ligës ku aktivizohen apo kombëtares që përfaqësojnë.

Sipas FFK-së, qëllimi i kësaj nisme është t’u ofrojë bashkatdhetarëve kushte profesionale për zhvillimin e seancave stërvitore gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, duke i mirëpritur në ambientet e Kampit Nacional.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë në adresën elektronike [email protected], duke specifikuar datën ose datat e dëshiruara për stërvitje, orarin e preferuar, numrin e pjesëmarrësve dhe vitin e lindjes.

FFK ka bërë të ditur se për grupet me më shumë se pesë pjesëmarrës do të sigurohet edhe asistencë profesionale nga trajnerët e federatës, në përputhje me orarin dhe kapacitetet e Kampit Nacional. Federata ka uruar gjithashtu që të gjithë bashkatdhetarët të kalojnë pushime sa më të këndshme në Kosovë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026