Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët për krijimin e një partneriteti dypalësh për klimën dhe tranzicionin energjetik.
Kjo marrëveshje u nënshkrua mes ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu si dhe ministres gjermane e Shtetit, Anne Luhrmann.
- Planifikimin e Politikave Net Zero dhe Zbatimin e Ligjit të Kosovës për Ndryshime Klimatike;
- Tranzicionin e shpejtë dhe të drejtë të energjisë;
- Ngritjen ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike Deklarata është nënshkruar në Berlin gjatë Konferencës Dialogu i Tranzicionit të Energjisë në Berlin 2024 (BETD).
Në deklaratë janë të parapara objektivat, çështjet që mbulon partneriteti, krijimi i dialogut dhe format e bashkëpunimit, zbatimi dhe drejtimi i partneritetit, burimet dhe dispozitat përfundimtare të deklaratës.