Konjufca takoi senatorët amerikanë: Nuk mund të formohet mekanizëm që cenon sovranitetin
Lexohet për: 2 min.
Konjufca foto
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk mund të formohet asociacion, apo ndonjë mekanizëm tjetër, që cenon sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës. Këtë qëndrim ai e ka ndarë edhe me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët po qëndrojnë në Kosovë.

https://kosovapress.com/admin/murphy-permend-asociacionin-normalizimi-do-te-coje-te-njohja-e-ndersjelle/

Në takimin e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, Konjufca ka theksuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ai theksoi se mbështetja e SHBA-së është qenësore për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës. Gjithashtu përsëriti qëndrimin e shtetit të Kosovës, mbështetur edhe në garancinë e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetutës të Republikës së Kosovës”, është bërë e ditur në komunikatën e Kuvendit.

https://kosovapress.com/admin/senatori-murphy-serbia-te-mos-e-pengoje-kosoven-ne-organizata-nderkombetare/

Sipas kësaj komunikate, Konjufca dhe senatorët amerikanë kanë konstatuar se marrëdhënia mes Kosovës dhe SHBA-ve është speciale dhe se ata kanë shprehur përkushtimin për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe avancimin e marrëdhënieve.

Senatorët amerikanë janë pritur në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti.

Aty kanë theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, si dhe kanë kërkuar që Serbia të ndalojë së penguari Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bescobar-nga-senati-asociacioni-nuk-e-prek-kushtetutshmerine-e-kosoves/
https://kosovapress.com/admin/chollet-dhe-escobar-sdo-te-kete-republika-serbska-ne-kosove/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024