Konjufca në Vjenë, i kërkon ministres austriake mbështetje për statusin e vendit kandidat për BE
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Konjufca në Vjenë, i kërkon ministres austriake mbështetje për statusin e vendit kandidat për BE
Konjufca1234
24/02/2026 - 20:30
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi sot në Vjenë një takim me ministren federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se “gjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë, avancimin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe bashkëpunimin në funksion të stabilitetit rajonal”.

“Zëvendëskryeministri Konjufca e falenderoi Ministren Meinl-Reisinger për kontributin e hershëm dhe të vazhdueshëm të Austrisë ndaj Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së Austrisë për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhënien e statusit të vendit kandidat, dhe hapjen sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim.

Austria mbetet një nga partnerët më të afërt dhe më të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës në rrugën e saj evropiane”, thuhet në njoftim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026