Konjufca në Forumin Ekonomik në Greqi i kërkoi BE-së që t’ia japë shpejt Kosovës statusin e kandidatit
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Konjufca në Forumin Ekonomik në Greqi i kërkoi BE-së që t’ia japë shpejt Kosovës statusin e kandidatit
Konjufca1234
22/04/2026 - 19:28
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në panelin “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian: Drejt integrimit të plotë” në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se Konjufca theksoi nivelin e lartë të përvetësimit për vlerat e BE-së që ka populli i Kosovës dhe progresin që e kemi bërë në rrugën drejt anëtarësimit.

“Ai kërkoi veprim më të shpejtë për sigurimin e statusit të kandidatit për Kosovën dhe theksoi se integrimi i rajonit është një investim strategjik për Evropën”, tha Konjufca.

Ai shtoi se Kosova është gati për hapa të mëtejshëm dhe Bashkimi Europian duhet të mbështesë këtë angazhim për të forcuar jo vetëm stabilitetin rajonal, por edhe të Evropës në përgjithësi.

“Lënia pas e Kosovës do të rrezikonte të kthente Ballkanin Perëndimor nga ËB6 në ËB5, duke dobësuar momentumin e rajonit drejt integrimit në BE”, tha Konjufca.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026