Konfirmohet rivali i ri i Tyson Furyt, lufta zhvillohen në tetor
Queensberry Promotions ka konfirmuar se Tyson Fury dhe Francis Ngannou do të përballen në një ndeshje boksi në muajin tetor.
Ditët e fundit, kampioni i peshave të rënda të IBF, WBA dhe WBO, Oleksandr Usyk ka mbajtur konferencën e tij zyrtare për shtyp me Daniel Dubois, ashtu si edhe Anthony Joshua përpara takimit të tij me Dillian Whyte .
Një ditë pas këtyre dy ngjarjeve mediatike, është njoftuar se kampioni i peshave të rënda në WBC, Fury, do të takohet me legjendën e UFC-së Ngannou më 28 tetor në Arabinë Saudite.
Raportet kishin treguar se lufta do të ishte në mënyrë efektive një luftw imazhi dhe dihet se Fury nuk do ta vërë në rrezik titullin e tij botëror. Nga ky ballafaqim, pwrcjellw KosovaPress.
Sidoqoftë, përballja do të mbahet sipas rregullave zyrtare të boksit dhe në një ring standard boksi.
Ngannou u largua nga UFC në një seri fitoresh prej gjashtë ndeshjesh dhe si kampion i peshave të rënda të UFC, me fitoren e tij të fundit kundër Ciryl Gane me vendim unanim në janar tw vitit 2022.