Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Është konfirmuar rasti i parë me virusin e “Ethet e Nilit” në Kosovë.

Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arben Vishaj.

“E kemi një rast që ka rezultuar pozitiv, por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike del me të dhëna të sakta”, ka thënë Vishaj për KosovaPress.

Të martën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me disa këshilla dhe rekomandime për parandalim të Virusit të Nilit Perëndimor.

Që nga muaji korrik, disa vende të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë raportuar raste të Virusit të Nilit Perëndimor: Spanja, Italia, Greqia, Austria, Hungaria, Franca, Serbia dhe, së fundi edhe Shqipëria.

https://kosovapress.com/virusi-i-nilit-perendimor-ikshpk-kerkon-nga-qytetaret-te-kene-kujdes-nga-pickimi-i-mushkonjave

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024