Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike(IKSHPK) ka shtuar gatishmërinë në parandalimin e sëmundjes së virusit të Nilit Perëndimor i cili shkakton sëmundje sezonale muajve të verës.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Kosovë nuk ka raste me këtë lloj virusi, por u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave.
Njoftimi i plotë:
Kujdes nga pickimi i mushkonjave ?!
ℹ️ Në Kosovë nuk ka raste të raportuara të Virusit të Nilit Perëndimor, por duke pasur parasysh se raste të këtij virusi janë regjistruar në disa vende të Evropës si në Spanjë, Itali, Greqi dhe në rajon gjithashtu, IKSHPK bën thirrje për kujdes të qytetarëve dhe parandalim të infeksioni që tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara.
ℹ️ IKSHPK ndan përmes infografikave në vijim për qytetarët informacionet dhe rekomandimet lidhur me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV).