Konfirmohet edhe viktima e tretë nga aksidenti tragjik në Vjenë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Konfirmohet edhe viktima e tretë nga aksidenti tragjik në Vjenë
Ambasada e Kosoves Austri
18/03/2026 - 08:44
Linku u kopjua

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se edhe viktima e tretë nga katër viktimat e aksidentit tragjik në Austri është shqiptar.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për qytetarin Istref Zekaj.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme dhe koordinimit të mëtejmë për të gjitha procedurat përkatëse”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPress.

Nga Ambasada kanë bërë të ditur se do të ketë edhe njoftime të tjera lidhur me zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast.

Në këto momente të rënda, shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026