Konferenca ndërkombëtare kushtuar Ballkanit zhvillohet në Sofje
Lexohet për: 2 min.
Международна конференция - „Балка
1 vit më parë
Linku u kopjua

Konferenca ndërkombëtare e titulluar “Ballkani i Paqes, Sigurisë, Bashkëpunimit dhe Partneritetit” po zhvillohet të enjten në Sofje nën kujdesin e presidentit bullgar Rumen Radev. Veprimtaria organizohet nga Instituti Strategjik për Politika dhe Ide Kombëtare, Forumi për Transportin dhe Infrastrukturën Ballkanike dhe Shoqatën Kombëtare për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Në fillim të konferencës, nënpresidentja bullgare Iliana Iotova tha se vendet e Ballkanit kanë një histori të përbashkët, e cila vetëm mund t'i bashkojë, jo t'i ndajë. “Biseda në shekullin 21 nuk duhet të jetë për të kaluarën. Ne jemi të destinuar të bashkëjetojmë tani sipas fatit tonë të përbashkët, duke u përpjekur të sigurojmë paqe dhe prosperitet për veten dhe fëmijët tanë. Si t'i bëjmë fëmijët tanë të qëndrojnë këtu, të zhvillojnë talentet dhe aftësitë e tyre, të qëndrojnë në atdheun e tyre dhe të mos ikin në vendet më të zhvilluara për të kërkuar të ardhmen e tyre atje? Çfarë duhet të bëjmë për zhvillimin tonë të përbashkët? Si t'i bëjmë projektet tona realitet?” tha Iotova.

Sipas saj, për këtë duhet të bisedojmë në vitin 2023, në vend që të “përvetësojmë historinë, të luftojmë për heronjtë tanë; mbi të gjitha, ne duhet të respektojmë të drejtat e njeriut." Sipas saj, njerëzit flasin për të drejtat e njeriut si "një politikë luksi". Iotova tha, "Na takon ne që ta ndalim këtë trend të rrezikshëm dhe shqetësues dhe t'u kushtojmë vëmendje problemeve të njerëzve në vend të dokumenteve të vjetra.”

Iotova vuri në dukje se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është një temë integrale e konferencës të së enjtes, veçanërisht në kontekstin e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe pasojave të saj. “Nuk mund të ketë një Evropë të sigurt dhe të qëndrueshme pa zgjerimin e saj në drejtim të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.

Sipas fjalëve të Iotovës, Ballkani nuk ka qenë vend i qetë për shekuj me radhë, madje edhe sot është i kapur nga interesa të ndryshme gjeopolitike./BTA-KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025