Komuna e Obiliqit dhe USAID mbajnë takim për themelimin e Këshillit Publiko-Privat
Lexohet për: 2 min.
400546955_643098177768837_6364380544949116275_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Obiliqit në bashkëpunim me organizatën USAID, kanë ftuar në takim konsultativ sektorin privat për të diskutuar lidhur me themelimin e Këshillit Publiko-Privat, i cili parashihet të  përmirësojë kornizën ligjore në fushën e së drejtës së pronës për të nxitur investimet në këtë komunë.

Themelimi i Këshillit Publiko-Privat ka për qëllim të lehtësojë dialogun në konsultim për rregulloret komunale të cilat ndikojnë në të bërit biznes, buxhetin komunal, planin e prokurimit, dokumente strategjike komunale dhe dokumente e çështje të tjera që propozohen nga komuna dhe sektori privat.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi u shpreh i nderuar për inicimin e themelimit të këtij këshilli, të cilin e vlerëson si shumë të rëndësishëm për dialogun privat në nivel lokal.

Gashi potencoi se për dy vite rresht përmes vendimeve të kuvendit komunal, janë liruar nga taksat komunale të gjitha bizneset.

Ai theksoi se kanë marrë vendim pro faljes së tatimit në pronë në vlerën prej 100 eurove për qytetarët.

Kryetari i Obiliqt, Xhafer Gashi theksoi se falë punës së kryer është arritur që shpenzimet në total për këtë komunë të jenë mbi 90 për qind, për çka shtoi se investimet kapitale kalojnë mbi 94 për qind.

Ai shtoi se themelimi i Këshillit Publiko-Privat do të përfshijë të gjitha bizneset, duke përfshirë ato të vogla, të mesme dhe të mëdha. Tutje, Gashi potencoi se faza e parë e projektit për zgjerimin e nxemjes qendrore po shkon në hapa mirë.

Rezultate tjera nga themelimi i këtij këshilli pritet që të jenë përmirësimi i proceseve të trashëgimisë me barazi gjinore të integruar në të gjitha reformat e të drejtave pronësore.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025