Kompany refuzon të punojë si analist gjatë Botërorit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kompany refuzon të punojë si analist gjatë Botërorit
New Project - 2026-04-20T160232.577
20/04/2026 - 19:02
Linku u kopjua

Vincent Kompany, ka refuzuar oferta nga transmetues të shumtë për të punuar si analist gjatë Botërorit të ardhshëm.

Sipas raportimeve nga Daily Mail, mediat si BBC dhe ITV ishin të interesuara për analizat e tij, veçanërisht për të mësuar "sekretet" e suksesit të Harry Kane nën drejtimin e tij, 40-vjeçari ka vendosur të pushojë pas një sezoni intensiv ku siguroi titullin e Bundesligës.

Kompany dëshiron të pushojë gjatë verës, duke lënë anash angazhimet mediale që i ka ushtruar me sukses në të kaluarën.

Ndërkohë, ai vazhdon të shijojë suksesin me Bayernin, ku në vetëm 30 ndeshje ligore kanë shënuar 109 gola, duke ndjekur tripletën historike.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026