Kompanitë kosovare nuk po arrijnë të regjistrojnë llogari zhvilluese në "Google" dhe "Apple", si rrjedhoje e mosnjohjes së Kosovës në këto dy platforma. Me këtë problem po ballafaqohen bizneset e reja nga vendi, të cilat thonë se po penalizohen për plasimin e produkteve të tyre. Në anën tjetër, nga qeveria zotohen se do të ndërmerren masa në këtë drejtim.
Bashkëthemeluesi i kompanisë vendore StarLabs, Darsej Rizaj derisa thotë se kjo çështje është problematike për vendin, kërkon nga të gjitha shoqatat dhe korporatat përgjegjëse të merren më këtë, porse thekson se barra më e madhe bie tek shteti.
Lidhur me këtë problematikë, qeveria është zotuat se do të ndihmojë në rregullimin e kësaj çështje, thotë Rizaj pas një takimi që kishte me një nga këshilltarët e kryeministrit, Albin Kurti.
Anën tjetër, Rizaj tregon si mund të përdorin gazetarët inteligjencën artificiale.
Rizaj në fund thotë se gjatë përdorimit të inteligjencës artificiale duhet të jemi shumë vigjilent, pasi është shumë e vështirë të vërehet edhe adresa nga vije, dhe mund të ketë raste të hakimit e mashtrimit.