Kompani ndërkombëtare të interesuara për ankandin e parë solar në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
rizvanolli
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një numër i madh i kompanieve, përfshirë ato ndërkombëtare me përvojë e reputacion të lartë, kanë shprehur interesim për ankandin e parë solar të Republikës së Kosovës prej 100MW.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, kolegët nga USAID Kosovo dhe disa nga investitorët potencialë, janë mirëpritur nga banorët e zonës në tokën e ankandit të parë solar fotovoltaik të Republikës së Kosovës prej 100MË, tek Guri i Kuq dhe Kramoviku i Rahovecit.

Sipas saj, banorët ishin entuziastë për investimin që po vjen dhe të lumtur që kjo tokë jobujqësore që me vite nuk ka qenë në shfrytëzim, tani do të shfrytëzohet për të prodhuar energji elektrike të pastër.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që, në bashkëpunim me USAID, të udhëheq një proces konkurrues fer e transparent. Deri tani kemi pasur numër të madh të kompanive të interesuara, përfshirë kompani ndërkombëtare me përvojë e reputacion të lartë. Ftoj të gjitha kompanitë kosovare e ndërkombëtare, dhe mërgatën tonë që të shqyrtojnë dokumentacionin e aplikimit, ta ndajnë me investitorët potencialë dhe të dërgojnë pyetjet eventuale përmes kanaleve zyrtare sipas udhëzimeve. Për informata, vizitoni: https://reskosovo.rks-gov.net/auction/”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025