Aleksandar Olenik: Serbia mund të humbasë licencën për EXPO 2027
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
danastt
2 javë më parë
Linku u kopjua

Për shkak të situatës politike në vend, Serbia mund të humbasë licencën për ekspozitën speciale EXPO 2027, ka shkruar në rrjetin social X avokati Aleksandar Olenik, anëtar i kryesisë së Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës (LSV), me paralajmërim se ky nuk ishte informacion i verifikuar.

Së bashku me njoftimin e tij, ai ka bashkangjitur edhe një dokument të supozuar në të cilin ka renditur pesë arsye për paqëndrueshmëri politike që mund të çojnë në humbjen e licencës EXPO, përcjell Danas.

Mes tyre janë: 1) trazira civile në shkallë të gjerë; 2) korrupsioni dhe menaxhimi i keq që mund të çojë në kontraktimin e vendeve të punës me kompani joprofesionale dhe në këtë mënyrë të rrezikojë sigurinë publike; 3) shtypja e lirive civile, duke përfshirë edhe persekutimin e gazetarëve dhe aktivistëve.

Arsyeja e katërt për tërheqjen eventuale të licencës janë rreziqet e sigurisë, pra rreziku i terrorizmit, por edhe aktivitete të tjera që mund të rrezikojnë pjesëmarrësit dhe mysafirët.

Arsyeja e pestë e mundshme për anulimin e licencës së Serbisë për organizimin e ekspozitës speciale EXPO 2027 është organizimi i dobët i punimeve që do të shkaktonte vonesa në realizimin e afateve për zgjidhjet e infrastrukturës, thuhet në dokumentin në gjuhën angleze, i cili është publikuar në rrjetin X. nga Olenik./

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025