Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Pas votimit në mënyrë unanime iu hap rruga kësaj marrëveshje për miratim në Kuvend, derisa u tha se e njëjta do të miratohet para datës 28 prill, kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit dhe rreziku për zgjedhjet e reja, raporton KosovaPress.
Paraprakisht të mërkurën u mbajt një mbledhje e grupit punues të këtij komisioni për të shqyrtuar këtë marrëveshje dhe u pajtua për miratimin e tij ashtu siç ka ardhur në Kuvend, pa ndryshimin e paragrafit dy të nenit dy të ujdisë, siç ishte kërkuar në mbledhjen e para dy javësh në komision.
Megjithatë, ajo tha se arsyeja pse kanë kërkuar më shumë kohë për këtë marrëveshje ka qenë përshtatshmëria me legjislacionin dhe kushtetutën e Kosovës. Sipas saj, pas analizës përmbajtja e projektligjit është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Nuk varet prej nesh një gjë e tillë, por e di se kjo marrëveshje ndërkombëtare do të votohet para datës 28 të këtij muaji”, tha ajo.
Para dy javësh, Komisioni për Punë të Jashtme nuk miratoi marrëveshjen, pasi u kërkua nga deputetët e mazhorancës sqarime shtesë për paragrafin dy të nenit dy, ku flitet për promovimin e stabilitetit, rivendosjen e një qeverisje të besueshme e të ligjshme si dhe garantimi i paqes së qëndrueshme në zonat e prekura ose kërcënuara nga konfliktet. /KosovaPress/