Kombëtarja e Kosovës së femrave e gatshme për ndeshjen kundër Gibraltarit
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kombëtarja e Kosovës së femrave e gatshme për ndeshjen kundër Gibraltarit
ffk
02/03/2026 - 17:36
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme ndaj Gibraltarit, që do të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi Sami Sermaxhaj, në këtë stërvitje u fokusua në aspektin taktik dhe në lojën që ekipi synon të paraqesë në fushë.

Dardanet janë plotësisht të gatshme dhe maksimalisht të motivuara për këtë duel, me synimin që, përmes përkushtimit dhe vendosmërisë, të tregojnë se kanë cilësi më të larta se kundërshtaret.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026